Hulumtimi dhe dokumentimi

Dritan Prroj

përvjetorin e vdekjes së Dritan Prroj, Pastor i Kishës Ungjillore të Shkodrës i vrarë në 2010 për arsye të gjakmarrjes, Qyteti i Shkodrës kushtoi “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër për kontributë të çmuara, në fushën e edukimit shpirtërorë (Pastor në Kishën Ungjillore “Fjala e Krishtit”) dhe social, kurdoherë i gjendur pranë të varfërve dhe familjeve në nevojë; misionar i paqes dhe mirëkuptimit kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke u bërë shëmbulli i një trashëgimie të vyer frymëzimi në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes”. (më tepër…)

Operazione Colomba: vërteta dhe drejtësia për viktimat e gjakmarrjes

“U bëjmë thirrje institucioneve shqiptare të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen e Mario Majollari dhe më në fund t’i japë një përgjigje familjes së tij. Nuk ka paqe pa drejtësi”.
Kjo është ajo që deklarohet në një shënim të Operazione Colomba-s, Korpusi i Jodhunës dhe pro Paqes i Shoqatës së Komunitetit Papa Xhovani i XXIII , në lidhje me vrasjen e
Mario Majollarit. Nga burime shqiptare gazetarësh mësohet se i vetmi i akuzuar, Kastriot Gjuzi, u lirua nga gjykata për shkak të mungesës së provave.
Më 10 prill 2018, 28-vjeçari Mario Majollari, i riatdhesuar nga Suedia ku kërkesa e tij për mbrojtje ndërkombëtare ishte refuzuar, u vra në Tiranë me dyshimin për gjakmarrje, pasi i ati kishte vrarë Ilir Gjuzin, vëllain e Kastriot Gjuzit, në vitin 2000. Në këtë pikë, mund tё pyesim kush ishte ai që vrau Mario Majollarin dhe pse.
Ky rast sjell vëmendjen në rastin e vrasjes së Marisë dhe Kolit Qukaj, të vrarë më 14 qershor 2012 në Dukagjin, autorët e të cilëve ende nuk janë identifikuar. Gjithashtu në këtë rast arsyet për vrasjet duket të jenë të lidhura me një grindje midis dy familjeve. Dy vjet pas vrasjes së dyfishtë, disa të afërm të viktimave u përpoqën të merrnin gjak, duke iu drejtuar drejtësisë private. (më tepër…)

Gjakmarrja dhe hakmarrja në 2018 – shifra nga shtypi

Operazione Colomba kryen një aktivitet monitorimi të të dhënave në lidhje me fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes në Shqipëri, nëpërmjet leximit dhe analizës së artikujve të botuar çdo ditë në shtyp. Çdo ditë vullnetarët lexojnë 3 gazeta të shtypit kombëtar shqiptar dhe përpiqen të monitorojnë gjithashtu shtypin e huaj, duke kërkuar elementë që mund të sjellin lajmet mbi fenomenin e gjakmarrjes, nëse kjo nuk është shpjeguar tashmë. Rastet e identifikuara pastaj katalogohen në një bazë të dhënash, sipas ndarjes midis rasteve të hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
Të dhënat e mbledhura në vitin 2018 tregojnë një prirje tё vazhdueshme në përdorimin e dhunës për të rindërtuar grindjet me origjinë të ndryshme, me një mesatare prej 11 rastesh në muaj të hakmarrjes, në të gjithë territorin kombëtar. 5 rastet që i atribuohen gjakmarrjes janё rrjedhojё e hakmarrjeve tё kaluara, sipas mekanizmit të hakmarrjes tipike të drejtësisë private.
Rasti që ndodhi në Spanjë nxjerr nё pahfenomenin e eksportit të gjakmarrjes, një fenomen që ndjek viktimat gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.
Për më shumë informacion mbi klasifikimin dhe shpërndarjen gjeografike dhe numerike të fenomenit, shih Raportin trevjeçar “Dokument i përshkrimit të fenomenit ‘hakmarrja’ dhe ‘gjakmarrja’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare e ndërkombëtare – botimi III”, faqen 20.

Në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë vitit 2018, Operazione Colomba në Shqipëri ka hartuar tabelën mëposhtme që tregon numrin i rasteve të hakmarrjes dhe gjakmarrjes në vitin e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 137, nga të cilat 5 janë kryer për gjakmarrje dhe 132 për hakmarrje. (më tepër…)