Hulumtimi dhe dokumentimi

Albania News përgjigjet të “Le Iene”.

Pas shërbimit televiziv të fundit të programit “Le iene”, i cili trajton një rast të gjakmarrjes, faqja internet Albania News -Zëri i diasporës shqiptare në Itali, në fjalët e Arbër Agalliu, përpiqet të tregoj më shumë mbi këtë fenomen. Këtu raportojmë gjithashtu këtë mendim si një formë të presionit ndaj autoriteteve shqiptare për t’u angazhuar në një veprim gjithnjë e më efektive për t’iu kundërvënë praktikës së tillë. Si vullnetarë të Operazione Colomba-s, së bashku me disa shoqata lokale, kemi kërkuar zbatimin e ligjit nr. 9389, datë 4/5/2005, i cili parashikon krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues për të luftuar kundër gjakmarrjes. Në këtë drejtim, dhe për të vazhduar veprimin e vazhdueshëm të sensibilizimit ndaj kësaj plage sociale, Operazione Colomba kërkon të gjithëve ti bashkohen fushatës #KundërGjakmarrjes, e cila promovon përdorimin e drejtësisë restauruese dhe mjete jo të dhunshme për të lehtësuar eliminimin e kësaj praktike. (më tepër…)

“Gli occhi della guerra” flet për gjakmarrjen

Familjet që supozohen të marrin gjak ndonjëherë nuk duan as ta bëjnë atë, por ka një detyrim social që i shtyn të sulmojnë. Ne besojmë se këto familje janë dyfish viktima të fenomenit: përveç humbjes së një të dashur, ata konsiderohen si vrasës të mundshëm nga shoqëria. Ne përpiqemi të jemi pranë dy palëve në konflikt. Çdo ditë ne shkojmë tek familjet për të sjellë pak pozitivitet në mënyrë që të ulim tensionin. Nuk është e lehtë, është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar”.

Kur flasim për gjakmarrjen rrezikojmë të merremi me një temë që është e vështirë të kuptohet në një mënyrë banale. Është e rëndësishme, para së gjithave, të kuptohet konteksti. Në fillim të viteve 1990, Shqipëria doli nga një diktaturë e egër, që zgjati rreth pesëdhjetë vjet, e cila ka fshirë tradita të ndryshme dhe ka bërë praktiken e gjakmarrjes edhe më e vështirë të çrrënjoset. Në dy dekadat e fundit, në fakt, Shqipëria ka bërë hapa të mëdha, në shumë fusha, por trashëgimia e regjimit dhe dobësia e institucioneve demokratike dhe të hendekut e drejtësisë shtetërore kanë krijuar kushtet për rizbulimin e vlerave zakonore, të zbatuara në kontekstin e sotëm, cilat janë shtrembëruar dhe praktikohen në formë të degjeneruar. (më tepër…)

Gjakmarrja në TV italiane

Në ditët e kaluara,edhe në Itali, është folur për gjakmarrjen. Operazione Colomba nuk do të hyj në meritat e përmbajtjes së raportit të emisionit “Le Iene” por dëshiron të përfitoj nga rasti për t’u apeluar institucioneve dhe shoqëris civile në mënyrë që të gjejnë zgjidhje urgjente për këtë plagë shoqërore. Prej vitesh vullnetarët e Operazione Colomba-s dhe disa shoqata vëndase kërkojnë aplikimin e ligjit nr. 9389 datë 4/5/2005 që parashikon krijimin dhe funksionimin e Këshillit Koordinues në luftën kundër gjakmarrjes. Në këtë drejtim për të vazhduar nderdjesimin kundër këtij fenomeni Operazione Colomba u kërkon të gjithve të marrin pjesë në fushatën “KundërGjakmarrjes” e cila promovon përdorimin e drejtësisë restauruese dhe të praktikave jo të dhunshme për të kundërshtuar këtë fenomen.

Avokati i Popullit publikon raportin tonë trevjeçar

Avokati_i_Popullit.svgFalenderojmë Insititucionin e Avokatit të Popullit që ka publikuar në faqen e tij të internetit avokatipopullit.gov.al Raportin tonë trevjeçar “Dokument i përshkrimit të fenomenit ‘hakmarrja’ e ‘gjakmarrja’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare -botimi III- “. Për ne, bashkpunimi me këtë institiucion është thelbësore për të mbrojtur të drejtat themelore të njerëzve të prekur nga fenomeni i gjakmarrjes.

Raporti është në dispozicion këtu në gjuhën shqipe

BBC: Fëmijët e bllokuar nga gjakmarrja e Shqipërisë

bbc albaniaBBC gjithashtu merret me fenomenin i gjakmarrjes. Eshtë rëndësishëm të tregosh ky fenomen, të informosh dhe të bësh presion institucionëve, me qëllim që bashkëpunojnë me shoqerin civile për të eliminuar këtë plagë nga Shqipëria. Vullnetaret e Operazione Colomba mbështesin familjet e përfshira dhe përpiqen të bashkëpunojë me institucionet për këtë ndryshim.

Lexoni artikullin në anglisht në faqen e internetit të BBC.