Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Hulumtimi dhe dokumentimi
RAPORTIT MBI FENOMENIN E GJAKMARRJES TE HARTUAR NGA ZYRA PER REFUGJATE DHE PERSONA PA SHTETESI NE BELGJIKE
Në muajn e Marsit, Komisioni Federal qe merr dhe vendos kërkesa të azilit politike në Belgjikë ka takuar vullnetaret e Operazione Colombas në Shkodër. Në vitet e fundit, shumë shqiptarë kanë kërkuar azil politik në Belgjikë për arsye të gjakmarrjes. Prandaj, disa anëtarë të departamentit te kërkimit të zyrës të komisarit te përgjitshëm për refugjate dhe persona pa shtetësi në Belgjikë kanë marrë pjëse në një mision në Shqipëri për të mbledhur informacione mbi fenomenin e gjakmarrjes dhe për te kuptuar më gjere.
Gjatë takimit, delegacioni ka njohur me shume mbi aktivitetet e Operazione Colomba-s kundër këtij fenomeni në Shqipëri dhe përvojën e saj me familjet në hasmeri për të kuptuar si fenomeni zhvillohet sot, sa jane rastet e gjakmarrjes dhe ku kanë ndodhur, dhe si fenomeni mund të zhduket. (më tepër…)



