Gjakmarrja dhe hakmarrja në 2018 – shifra nga shtypi

Operazione Colomba kryen një aktivitet monitorimi të të dhënave në lidhje me fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes në Shqipëri, nëpërmjet leximit dhe analizës së artikujve të botuar çdo ditë në shtyp. Çdo ditë vullnetarët lexojnë 3 gazeta të shtypit kombëtar shqiptar dhe përpiqen të monitorojnë gjithashtu shtypin e huaj, duke kërkuar elementë që mund të sjellin lajmet mbi fenomenin e gjakmarrjes, nëse kjo nuk është shpjeguar tashmë. Rastet e identifikuara pastaj katalogohen në një bazë të dhënash, sipas ndarjes midis rasteve të hakmarrjes dhe gjakmarrjes.
Të dhënat e mbledhura në vitin 2018 tregojnë një prirje tё vazhdueshme në përdorimin e dhunës për të rindërtuar grindjet me origjinë të ndryshme, me një mesatare prej 11 rastesh në muaj të hakmarrjes, në të gjithë territorin kombëtar. 5 rastet që i atribuohen gjakmarrjes janё rrjedhojё e hakmarrjeve tё kaluara, sipas mekanizmit të hakmarrjes tipike të drejtësisë private.
Rasti që ndodhi në Spanjë nxjerr nё pahfenomenin e eksportit të gjakmarrjes, një fenomen që ndjek viktimat gjatë udhëtimeve të tyre jashtë vendit.
Për më shumë informacion mbi klasifikimin dhe shpërndarjen gjeografike dhe numerike të fenomenit, shih Raportin trevjeçar “Dokument i përshkrimit të fenomenit ‘hakmarrja’ dhe ‘gjakmarrja’ për sensibilizimin e institucioneve shqiptare e ndërkombëtare – botimi III”, faqen 20.

Në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë vitit 2018, Operazione Colomba në Shqipëri ka hartuar tabelën mëposhtme që tregon numrin i rasteve të hakmarrjes dhe gjakmarrjes në vitin e fundit. Numri i përgjithshëm i rasteve është 137, nga të cilat 5 janë kryer për gjakmarrje dhe 132 për hakmarrje.

Grafiku 2 tregon 5 raste të gjakmarrjes të ndodhur në vitin 2018. Numri nuk duhet të nënvlerësohet, duke marrë parasysh mentalitetin për të cilin një vrasje shkakton një tjetër.

Grafiku 3 tregon 132 raste të hakmarrjes. Mesatarja është 11 raste në muaj, me një kulm prej 18 rastesh në muajin shkurt 2018. Ka një trend të vazhdueshëm gjatë vitit për përdorimin e dhunës.

Harta 1 tregon shpërndarjen në territorin shqiptar të rasteve të gjakmarrjes në vitin 2018. Dy ndodhën në Tiranë, një në Burrel dhe një në Shkodër. Rasti i pestë, treguar në grafikun 2, nuk është i pranishëm në hartë, pasi që ka ndodhur në Spanjë. Numri më i madh i rasteve të gjakmarrjes është regjistruar në Tiranë.

Harta 2 ilustron rastet e hakmarrjes në territorin shqiptar në vitin 2018. Siç mund ta shihni, ky fenomen është i pranishëm në të gjithë vendin.