Author Archive: admin

takim publik: Heroi i vertete është ai që fal

Një takim publik për të reflektuar së bashku mbi temën e faljes. Kush është një hero i vërtetë? Kush është një burrë i vërtetë? Sa kultura jonë ndikon thellë në përvojat tona emocionale dhe zgjedhjet tona të përditshme? A është e mundur një kulturë e faljes? A mund të themi me të vërtetë që ”heroi i vërtetë është ai që fal”?

locandina-per-internet-copiaTakim me:
Z. Gianfranco Testa
Themeluesi i Universitetit të Faljes në Itali
Z. Fisnik Thorja
Psikolog pranë zyrës ZDB (Zyra Per Djemët dhe Burrat), Shkodër
Z. Tonin Çobani
Profesor ekspert i Kanunit

Ju presim të enjten, më 29 shtator në Tiranë, tek Piramida, në orën 16.00

Programi “Të lidhim besën për… pajtim!”

Të lidhim besën për… pajtim!

Eventi 2016 “Të lidhim besën për… pajtim!”
Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Tiranë – Kamëz
29-30 shtator e 1 tetor 2016

E Enjte, 29 shtator:
16:00 Takim publik në Tiranë: “Heroi i vertete është ai që fal”, përballë Piramidës
(në rast shiu, takimi do mbahet në ambiente të mbyllura, të gjitha lajmerit në Facebook)

E Premte, 30 shtator:
10:30 Mbledhje private në Tiranë: tryezë e rrumbullakët me institucionet dhe OJF-te për të studiuar nje strategji konkrete në parandalimin dhe luftën e fenomenit të gjakmarrjes
15:00 Laborator Grafiti në Kamëz, në sheshin e qytetit
(në rast shiu, laboratori do mbahet pranë qendrës rinore ATA, bulevardi Blu)

E Shtune, 1 tetor:
18:30 Inaugurimi i grafitit dhe afishimi i pllakës ne kujtim te viktimave te gjakmarrjes në Kamëz, në sheshin e qytetit
19:00 Shfaqja e filmit “Falja e gjakut” në Kamëz, në sheshin e qytetit
me prezencën e protagonistes Sindi Laçej
(në rast shiu, filmi do shfaqet brënda Pallatit të Kulturës në Kamëz)

Të gjitha lajmerit edhe në Facebook: Kundër Gjakmarrjes

 

Simbol i shpresës – Minifestim qershor 2016

Me 18 qershor, Operazione Colomba ka kushtuar manifestimin mujore të zakonshme në Shkodër për viktimat e hakmarrjes dhe gjakmarrjes; në mënyrë të veçantë, ka kujtuar përvjetorin e katërt të vdekjes së Marjië dhe Kol Qukaj, vrarë me 14 qershor 2012, për të cilën Operazione Colomba kërkon drejtesinë. Në fakt, ende autorët e vrasjes së dyfishtë nuk janë identifikuar. Kalimtarët u kërkua që të lënë një mesazh paqeje dhe do ta lidhë me tullumbacet të bardhë. Përballë pllaka të re në kujtim të viktimave të hakmarrjes, tullumbacet me rreth 50 mesazhet janë lënë për të fluturuar si një simbol i shpresës. (më tepër…)

Konkurs Fotografik: “Të lidhim besen për… pajtim!”

Konkurs Fotografik

Të lidhim besen për… pajtim!

Konkurs fotografik për të nxitur mbi paqen

 

Përdori fotografitë tuaja për të sensibilizuar mbi paqen dhe pajtimin në Shqiperi! Bëhu pjesë e konkursit tonë dhe dërgo fotografitë tuaja mbi këtë temë!
Të gjithë kategoritë janë të mirëpritura! Ndihmo Operazione Colomba!
Fito çmimet! Paraqiti fotografitë tuaja në një ekspozitë tek Galerija ARKAPIA pranë qendrës rinore ARKA në Shkoder. (më tepër…)