Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Urë Vajgurore mbi fenomenin e gjakmarrjes

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Urë VajguroreSot publikojmë përgjigjet e kryetares të Bashkisë Ura Vajgurore, Juliana Flamur Memaj. Letra aq e përkushtuar përmban pyetjet e zakonshme të formularit dhe mberriti me datë 10.09.2015 por për shkaqe teknike arriëm ta publikojmë vetëm sot.

Përgjigjet nga Kryetarja e Bashkisë Urë Vajgurore

Ju sjellim pergjigjet e plota te kryetarës te Bashkisë:

Në vijim te kërkesës suaj për fenomenin e gjakmarrjes në territorin e bashkisë sonë, i përgjigjemi pytesorit si me poshtë:

1.Cila është përhapja e fenomenit te gjakmarrjes dhe te hakmarrjes ne tërritorin ku ju jeni Kryetar/e i/e Bashkisë?
Ish bashkia ura Vajgurore  përfshirë 5 fshatrat e saj, nuk ka patur gjakmarrje dhe hakmarrje. Me ndarjen e re territoriale, Bashkia e Ura Vajgurore u zgjerua, iu bashkangjitën komunat: Kutalli, Poshnje, Cukalat, me fshatrat e tyre perkatës. Si rezultat, detyrimet, puna ju shumefishua. Në një kohe te shkurtër dolëm në terren per te marre informacionin rreth gjakmarrjes dhe hakmarrjes.
Sipas gojëdhënave, në fshatrat Drenovicë, Samaticë, Rërëz të ish komunes Kutalli, gjakmarrja ishte përhapur në masë. Me ndihmen e disa personave me influencë, organizuam disa takime në fshatrat dhe vertetuam se ekzistonin disa fise të përfshira në hakmarrje deri në gjakmarrjes (gjithmonë të dhëna jo zyrtar).

a. Si perceptohet fenomeni prej popullatës?
Që prej fillimit të gjakmarrjes, ka patur disa vite, në të cilat, vrasjet kanë vazhduar në masë.
Jo vetëm familjet e përfshira qendronin te mbyllura ne shtepi por te gjithe banoret e ketyre fshatrave qendronin te izoluar. Ishin te tmerruar ne maksimum. Edhe kur dilnin nga dera e shtepise shihnin nga te gjitha drejtimet te frikesuar .Askush nga banoret nuk e pranon si fenomen, mospranimi behej e behet ne heshtje te plote .Ne gojen e banoreve ekzistonte shprehja “Ajo qe po ndodh atyre ,mos i ndodhte as hasmit “.
Gjate periudhe te nxheta te kryrjes se vrasjeve, askush nuk jepte informacionin, ose shume pak, por ne vende te mbyllura dhe informacionb te limituar. Frika ishte kaq e madhe, sa askush nuk guxonte te shkonte e ti sygjeronte ndonje pjestari te familjeve, te perfshira ne hasmeri stop gjithe kesaj tragjedie, qe merrte permasa te medha ne nje kohe te shkurter per te gjithe fiset.
Pothuaj, ne te gjitha rastet, sipas bisedave qe realizuam, arsyet e inicimit te gjakmarrjes ishin banale. Kjo dihej dhe pranohej nga te gjithe banoret. Nuk e perkrahin si fenomen e perceptojne si veprim qe i atribuohet nivelit te ulet arsimor e kulturor.

b. Sa raste ka ne komunen ∕qarkun ku jeni kryetar ∕e i?
Ashtu siç eshte theksuar e dhe ne pergjigjet e pyetjeve te mesiperme, rastet e perfshira ne hasmeri, deri ne gjakmarrje ndodhen ne Drenovice, perkatesisht 2 fise kunder nje fisi ,ne Samatice, 1 fis kunder nje fis dhe ne Rerez nje fis kunder nje fisi.
Gjithomone, sipas te dhenave jozyrtare ,numri i viktimave ne Drenovice ka shkuar 15, ne Rerez 15, dhe ne Samatice 9. Vrasjet kane vazhduar prej 10 vitesh, duke filluar nga vitet 1997¬1998 dhe kane vazhduar deri ne vitet 2004-2005. Prezenca e armeve neper duar dhe ne shtepi, me hapjen e depove te armatimit ne vitin 1997 stimuloi me shume per perdorimin e tyre. Ne vitet e fundit, duket sikur ishte bere nje marreveshje e heshtur dhe kane ndaluar gjakmarrjet. Por gjithesesi, zonat e siperpermendura presupozohen si mina me sahat, te cilat mund te shperthejne nga provokimi me i vogel.

c. A ka bashkepunim mes administrates dhe enteve te tjera ne territorin ku ju jeni Kryetar ∕e i I Bashkise?
Ne vitet 2000 eshte ngritur nje grup pune i perbere nga perfaqesues te  OSBE se, Avokati i Popullit, kryetar i keshillit te komunes Kutalli dhe Kryepleqte e fshatrave.
Tratativat per pajtime gjakrash kane deshtuar. E dhe pse me te medhenjte e fiseve kane pranuar nje marreveshje, femijet e tyre nuk kane pranuar.

2. Çfare hapash do te beni per ç’rrenjosjen e plote te fenomenit te gjakmarrjes dhe hakmarrjes, duke iu referuar ne menyre specifike territorit te komunes apo qarkut ku ju jeni kryetar ∕e i Bashkie?
Me nje grup pune duhet te shkojme ne keto familje, te njihemi me nga afer me fenomenin, te flasim rreth situatave, te hyjme ne psikologjine e ne mendesine e ketyre familjeve per te krijuar afrimitet, besueshmerise dhe kompetence te punes e ndihmes qe do ju japim.
Meqenese, prej 10 vitesh ekziston nje qetesi mes fisesh, ne duhet te parandalojme ndonje situate te papritur edhe pse prej gati 10 vitesh nuk jane kryer vrasje, hasmeria ekziston mes fisesh. Duhen bere negociata per pajtime fisesh.
Duhet ngritur nje grup pune mes administrates, Avokatit te Popullit, perfaqesues nga OSBE ja, persona me influence ne keto fise dhe pse jo djem te rinj te ketyre fiseve te arsimuar.
3. Me 4 Maj 2005 ka dale ligji nr 9389, i cili ende nuk eshte plotesuar, pasi mungojne rregulloret zbatuese prej anes se Ekzekutivit. Çfare keni ndermend ti kerkoni Ekzekutimit Shqiptar per zbatimin e ketij mjeti ligjor.

Falënderim

Vullnetarët e Operazione Colomba-s dërgojnë një mirënjohje të përzemërt dhe të sinqertë kryetares Juliana Flamur Memaj për kohën e dedikuar plotësimit të pyetësort tonë në thellësi, si dhe për interesin dhe trashësinë e të dhënave. Mbi të gjitha e falenderojmë kryetaren për deklaratën pranuese që ndau me ne mbi ekzistencën e një problemi në juridiksionin e saj, që është ende i rrënjosur thellë dhe të dëmshme për vendin, mbi të cilin, për fat të keq, pak qytetarë dhe institucione lasin në mënyrë konstruktive dhe publike. Jemi të sigurt se dështimi i plotësimit të pyetjes së tretë është thjshtë për shkak të një mbikëqyrje. Do të jemi të lumtur të bashkëpunonim me kryetaren e Bashkisë Urë Vajgurore, Juliana Flamur Memaj.