Mbyllia e pranisë së Operazione Colomba-s në Shqipëri

Pas 10 vjetësh aktiviteti jo të dhunshëm, Operazione Colomba po përgatitet të mbyllë praninë e saj në Shqipëri.
Ky vendim, i aspak lehtë, është rezultat i konsideratave dhe vëzhgimeve të kujdesshme që janë bërë duke konsideruar rezultatet pozitive të arritura në këto vite të projektit dhe duke vlerësuar përmirësimin e kushteve të jetesës së familjeve të njohura dhe të ndjekura nga Operazione Colomba. Udha për përpunimin e konfliktit dhe të zisë të shkaktuar nga fenomeni kanë ndihmuar shumë anëtarë të familjeve të prekura nga kjo plagë shoqëror të kapërcejnë, pak nga pak, dhimbjen dhe zemërimin për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të pësuara. Këta rrugëtime kanë ndihmuar familjet të heqin dorë prej dëshirës për të hakmarrë vrasjen e një të afërmi, duke i mbështetur ato në planifikimin e një të ardhme pozitive e kushtuar jetës dhe edukimit të fëmijëve të tyre, në mënyrë që t’u ofrojnë atyre mundësi më të mira.
Për më tepër, proceset e ndërmjetësimit të zbatuara vitet e fundit për të promovuar afrimin dhe pajtimin e klaneve të përfshira në konfliktet, kanë mbështetur familje të lidhura me ata që kryenin një krim për shkak të hakmarrjes ose gjakmarrjes në realizimin e gjesteve që synojnë rindërtimin e besimit dhe respektojnë dhimbjen e palës tjetër. Ky aktivitet ka ulur nivelin e tensionit mes palëve, duke ndihmuar palën e dëmtuar që të pajtohet me “plagët” e tyre emocionale dhe palën tjetër të çlirohet nga situata e ngujimit në të cilën gjendëshin.
Shoqërime civile (ose shoqërime jo të dhunshme) kanë mbrojtur shumë burra, të rinj dhe gra të përfshira nga fenomeni – dhe prandaj në rrezik të bëhen viktima e gjakmarrjes – në lëvizjet e tyre të përditshme. Për më tepër, shoqërimet civile në burg, në spitale dhe në rrethana të caktuara familjare, u kanë garantuar këtyre personave akses në shërbimet shëndetësore dhe mundësinë për të kultivuar lidhje me të afermit. Shoqërimet ishin veçanërisht të dobishme edhe për udhëtime në vendet kulturore dhe fetare si dhe aktivitete argëtimi.
Kjo veprimtari ka ndihmuar pjesëtarët e familjeve të dalin nga konteksti i detyrueshëm në të cilin jetojnë dhe nga gjendja e rëndë e përditshme. Në përgjithësi, këto shoqërime kanë inkurajuar, me kalimin e viteve, anëtarët e familjes të kapërcejnë kontekstin e ngushtë në të cilin ishin zhytur dhe të fitojnë më shumë vetëbesim për tu afruar përsëri botës së jashtme. Aktiviteti i ka ndihmuar ata të kapërcejnë frikën dhe të krijojnë mundësi për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës, të cilat, veçanërisht për gratë, kanë rezultuar në kërkimin dhe gjetjen e një pune me të cilën mund të mbështesin familjet e tyre.
Për më tepër, aktivitetet me grupin e grave të përfshira nga fenomeni kanë krijuar çaste për t’u takuar dhe për të folur për situatat familjare e tyre, veçanërisht gjatë udhëtimeve në vendet e shenjta dhe duke dëgjuar dëshmitë të grave të tjera që kanë zgjedhur jo dhunën, faljen dhe pajtimin në zona të tjera ose në situata të tjera konflikti.
Më në fund, aktivitetet me grupin e të rinjve që i përkasin këtyre familjeve ishin një mundësi për rritje dhe ndryshime. Takimi me persona që treguan përvojat e tyre të pajtimit dhe trajnime për mbarështimin jo të dhunshëm të konflikteve ofruan këtyre të rinjve një model të ri dhe të ndryshëm për të përballuar grindjet në të cilat ata janë të përfshirë. Loja e futbollit dhe udhëtimet jashtë qytetit ishin një mekanizëm lehtesues, si dhe një mundësi për të konsoliduar miqësinë.
Të gjitha këta aktivitete janë realizuar falë bashkëndarjes direkte të jetës së vullnetarëve me atë të familjeve të përfshira nga fenomeni, e cila, siç shpesh të rinjtë na kanë thënë, i ndihmoi ato të hapin mendjen dhe të zgjerojnë vizionin e tyre për realitetin.
Aktivitetet edukative në shkolla, oratori, famullia dhe qendrat kryesore të grumbullimit social kanë ndikuar në mënyrë pozitive në kontekstin e detyrueshëm që përjashton këto familje dhe nxitë ato të marrin gjak, duke ushtruar një presion shoqëror negativ.
Aktivitetet e sensibilizimit (manifestimet mujore, fushatat kombëtare, botimet dhe shpërndarja e raporteve mbi fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes) për shoqërinë civile, institucionet vendore dhe ndërkombëtare (në veçanti OKB, BE, OSBE) kanë, para së gjithash, dhënë dukshmëri fenomenit, duke kërkuar njohjen e tij nga autoritetet shqiptare.
Së dyti, ata kanë nxitur sjellje qytetarie aktive në popullatën lokale, duke përhapur një kulturë të bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut dhe duke ofruar këshilla të dobishme mbi mënyrat për të kundërshtuar fenomenin.
Gjatë gjithë këtyre viteve, Operazione Colomba ka vepruar gjithashtu si një “urë dialogu” mes familjeve të prekura nga fenomeni dhe institucioneve, duke tërhequr vëmendjen e autoriteteve nga kërkesat e viktimave. Nga njëra anë, tryezat e rrumbullakëta dhe takimet e mbajtura me autoritetet dhe shoqatat lokale kanë synuar krijimin e një strategjie të përbashkët për të zhdukur këtë plagë shoqërore. Nga ana tjetër, botimi dhe shpërndarja e dokumenteve dhe raporteve kanë treguar tek institucionet shqiptare, Bashkimi Evropian dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara shkeljet e të drejtave të njeriut të shkaktuara nga fenomeni. Kjo veprimtari advokimi-je ka nxitur angazhimin e përfaqësuesve lokalë për të promovuar aktivitete konkrete për të luftuar kundër fenomenit.

Perspektivat
Mbyllja e pranisë së Operazione Colomba-s në Shqipëri nuk nënkupton megjithatë përfundimin e angazhimit tonë për të kundërshtuar fenomenin e hakmarrjes dhe gjakmarrjes. Në fakt, të gjitha aktivitetet e kryera vitet e fundit për të luftuar këtë fenomen përbëjnë një grup të rëndësishëm të praktikave të mira për t’u përcjellë autoriteteve dhe institucioneve vendore, në mënyrë që të vazhdojnë të promovojnë kapërcimin e fenomenit.
Për këtë arsye, përmes Shoqatës “Trentino con i Balcani” (ATB), në muajt e ardhshëm do të mbahen takime dhe workshop-e me institucionet shqiptare në të cilët Operazione Colomba do të shpërndarë një Toolkit: një manual i shkurtër operativ që përmban praktikat më efektive në luftën kundër kësaj plagë shoqërore. Aktiviteti do të ketë si qëllim të kontribuojë në një autonomi gjithnjë e më të madhe të veprimit të autoriteteve lokale për të eliminuar fenomenin.
Për më tepër, misionarët e Komunitetit Papa Xhovani i XXIII, i cili do të vazhdojë praninë e tij në Shqipëri me shtepitë për të varfërit dhe veprime solidariteti, do të vazhdojnë monitorimin e familjeve të prekura nga ky problem.
Në përgjithësi, megjithatë, monitorimi i fenomenit do të vazhdojë përmes mbledhjes së të dhënave në internet dhe publikimit të informacioneve në faqen tonë të internetit dhe në blog-un tonë ‘Kundër Gjakmarrjes‘.
Në fund, aktiviteti i sensibilizimit do të vazhdojë përmes Fushatës ‘Kundër Gjakmarrjes’, e cila mbetet e hapur në social networks. Ftojmë të gjithë ata që kanë përzemer kapërcimin e fenomenit të hakmarrjes dhe gjakmarrjes të vazhdojnë të postojnë foto me afishe Kundër Gjakmarrjes.

Duhet theksuar që vendimi për të mbyllur praninë – duke lënë disa aktivitete të rëndësishme në duart e misionarëve të Komunitetit Papa Xhovani i XXIII të pranishëm në vend, në mënyrë që ata mund të vazhdojnë dhe duke synuar në një dorëzim me institucionet shqiptare – është marrë duke konsideruar rezultatet pozitive e arritur në shumë vite veprimtarie të përqendruar, në veçanti, në veri të Shqipërisë.
Kjo nuk do të thotë që fenomeni nuk ekziston më, por do të thotë që rrugëtim i ndërmarrë nga Operazione Colomba në këta 10 vjet mund të tregojë një mënyrë për të eleminuar këtë praktikë në të gjithë vendin.

Një falënderim i përzemërt shkon të gjithëve vullnetarëve, donatorëve, shoqatave, organizatave, përfaqësuesve fetarë dhe institucionalë që kanë mbështetur projektin gjatë këtyre viteve, duke i bërë të gjitha aktivitetet e mundshme dhe duke ushqyer shpirtin e tij.
Operazione Colomba – Ekipi i Shqipërisë