Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – nëntor 2019

Situata sot
Në nëntor, për fat të mirë, nuk kemi gjetur asnjë rast të lidhur me fenomenin e gjakmarrjes. Sidoqoftë, në fillim të muajit emisioni televiziv “Fiks fare” pati një rezonancë të madhe në media, tregonte një njeri gati të niset për Gjermani me autobus për të kërkuar azil për arsye të gjakmarrjes. Pasagjeri i panjohshëm nga Lezha deklaron se duhet të paguante shuma të madhe prokurorisë, gjyqtarëve dhe një shoqatës që merret me pajtimin për të marrë dokumentet që dëshmojnë statusin e tij si viktimë e njohur e fenomenit të gjakmarrjes.
Më 26 nëntor, Shqipëria u godit nga një dridhje e tmerrshme sizmike me përmasë 6.4 në shkallën Richter, e cila shkaktoi 51 viktima dhe më shumë se 750 të plagosur. Zona e Durrësit ishte epiqendra e tërmetit, dhe qyteti Thumanë ishte veçanërisht i goditur. Shqipëria, e pajisur dobët për t’u marrë me një fatkeqësi natyrore të kësaj madhësie, e gjeti veten në vështirësi serioze. Solidariteti ndërkombëtar i vendeve fqinje – përfshirë Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si edhe të gjitha vendet në zonën e Ballkanit – ndërhyri shpejt, duke dërguar burime njerëzore dhe ekonomike. Shumë oferta mikpritjeje për personat e zhvendosur shqiptarë kanë mbërritur gjithashtu nga Kosova, me një rritje të bujarisë për të shpërblyer mikpritjen e familjeve shqiptare për refugjatët kosovarë gjatë luftës së vitit 1999.
Në orët pas tërmetit, vullnetarët e Operazione Colomba-s ishin të shqetësuar për familjet dhe miqtë që jetojnë në zonat më të prekura në Thumanë, Tiranë dhe Durrës. Për fat të mirë, me gjithë dëmtimet e ndryshme të shtëpive, nuk kanë viktima midis njerëzve që kemi njohur. Por të gjithë ishin shumë të frikësuar dhe të mërzitur nga tërmeti dhe dridhje sizmike pasues.
Dita e Pavarësisë dhe Dita e Flamurit festohen në Shqipëri në 28 dhe 29 Nëntor. Fatkeqësisht këtë vit ato u festuan pa u ndier për shkak të tërmetit që goditi vendin.

Aktivitetet
Në muaj i nëntorit, u bënë vizita të shumta në shtëpitë e familjeve të përfshira në fenomenin i gjakmarrjes, kryesisht në zonën e Shkodrës. Këto ishin vizita monitoruese, në të cilat u konstatua se kushtet e shumë familjeve janë përmirësuar në disa aspekte vitet e fundit; përmirësimet janë gjithashtu e lidhur me vendimet për të lënë synimet e gjakmarrjes dhe për të kapërcyer gjendjen amullie, në të cilën ishin detyruar të jetonin për shkak i kësaj plagë shoqëror.
Situata më e vështirë u gjet në një familje që pësoi një zi familjare e rëndë vitin e kaluar. Vëllai i viktimës reziston me prindërit e tij në thirrjen për gjakmarrje, në një kontekst ku presioni negativ social nxit zgjidhje jo paqësore. Ai rrëfen për vështirësitë e tij por edhe për dëshirën e tij për t’u ngushëlluar dhe për të ndaluar nxitjet për t’u gjakmarrë për vdekjen e vëllait të tij. Prania jonë në këta raste ofron hapësirën e nevojshme ku një burrë i ri mund të lënë rolin tradicional e detyruar nga shoqëria dhe mund të bashkëndajë me dikë shqetësimet dhe mangësitë e tij.
Në nëntor, kemi edhe shoqëruar në burg dy gra që takuan burrat e tyre, të cilët u arrestuan për krime që lidhen me fenomenin.
Aktivitetet e këtyre muajve janë realizuar edhe falë mbështetjes së Qendrës Misionare të Bergamo.

Marrëdhëniet me institucionet dhe puna në rrjetë
Në muaj i nëntorit u takuam në Tiranë një studiuese nga London School of Economics, e interesuar për hapjen e disa linjave të hulumtimit akademik, në lidhje me mbrojtjen e viktimave të fenomenit të gjakmarrjes. Për më tepër, bashkëpunimi vazhdon me Profesoreshen Zenelaga, e njohur në Side Event në Gjenevë, e cila do të dëshironte të përfshijë studentët e universitetit në kurset e saj të Shkencave Sociale në një projekt të përbashkët për të monitoruar mediat shqiptare që merren me fenomenin e gjakmarrjes.