Home

Bursa “Angiolino Acquisti”

Të Premten, 25 Tetor, në shkollat e mesme të Sansepolcro-s, Bursa “Angiolino Acquisti” iu dha Dr. Nadia Cadrobbi, vullnetare e Operazione Colombas që kohët e fundit përfundoi periudhën e saj të gjatë në Shqipëri. Bursa është menduar për temën e Jo-dhunës me qëllim të shpërndarjes së studimeve shkencore mbi çështjen e zgjidhjes së konflikteve përmes metodologjive jo të dhunshme dhe alternativave të përdorimit të dhunës dhe armëve. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – shtator 2019

Situata sot
Në fillim të shtatorit, fenomeni i gjakmarrjes doli nga kronikat me një rast vrasjeje në Bulqizë (rajoni i Dibrës). Një i ri vrau mikun e tij për arsye që janë ende të paqarta, dhe policia – për frikën e gjakmarrjes nga familja e viktimës – kryesoi shtëpinë e familjes së fajtorit.
Për më tepër, në mediat shqiptare u shfaq një analizë e gjatë e fenomenit dhe pasojave të tij, duke filluar nga tregimi i një konflikti që u ngrit në 1997 dhe degjeneroi në një gjakmarrje deri në ditët e sotme. Objektivi i editorialit është të kërkosh institucioneve shqiptare të eleminojnë përfundimisht këtë plagë shoqërore, në kontrast të ashpër me kërkesat e modernitetit dhe zhvillimit nga Bashkimi Evropian. (më tepër…)

42-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të Gjenevës

Gjatë sesionit të 42-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut të Gjenevës (9-27 shtator 2019), me datën 19 shtator 2019 janë shpallur rezultatet e ciklit të tretë të Rishikimit Periodik Universal të Shqipërisë. Me këtë rast, Shoqata Komuniteti Papa Xhovani i XXIII ka lexuar një fjalim për të rekomanduar dhe mbështetur angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të kundërshtuar disa plagë shoqërore si fenomeni i hakmarrjes dhe gjakmarrjes, dhuna në familje, diskriminimi ndaj pakicave dhe mungesa e respekti të drejtave të fëmijëve.

Titra në gjuhën shqipe.

Dritan Prroj

përvjetorin e vdekjes së Dritan Prroj, Pastor i Kishës Ungjillore të Shkodrës i vrarë në 2010 për arsye të gjakmarrjes, Qyteti i Shkodrës kushtoi “Mirënjohja e Bashkisë Shkodër për kontributë të çmuara, në fushën e edukimit shpirtërorë (Pastor në Kishën Ungjillore “Fjala e Krishtit”) dhe social, kurdoherë i gjendur pranë të varfërve dhe familjeve në nevojë; misionar i paqes dhe mirëkuptimit kundër fenomenit të gjakmarrjes, duke u bërë shëmbulli i një trashëgimie të vyer frymëzimi në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes”. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – gusht 2019

Situata sot
Shqipëria po vazhdon të përballë një situatë të paqëndrueshmërisë politike. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme të partive dhe përfaqësimit të ulët të zgjedhjeve të fundit lokale, në të cilat vetëm rreth 20% e popullsisë shkuan në votime, kryetarët e bashkive e rinj të zgjedhur përballojnë vështirësi të ndryshme. Sidomos në komunat si Shkodër, ku përfaqësuesit të zgjedhur i përkasin një partie të ndryshme se kryetarët e bashkive në largim, procesi i marrjes në dorëzim po pëson ngadalësime dhe pengesa.
Këtë muaj një plagë dhe dy vrasje kanë tronditur opinionin publik. Në Vlorë, 3 anëtarë të një familje janë plagosur me armë zjarri nga një burrë dhe djali i tij për shkak të një mosmarrëveshje për arsye banale. Në Fier, një djalë 23-vjeçar nga Tropoja, është goditur me thikë dhe vrarë nga dy bashkëmoshatarët për arsye të parëndësishme. Në qendër të Rreshenit, një burrë 48 vjeç është ekzekutuar para fëmijëve të tij. Arsyet e krimit mbeten akoma për tu sqaruar, por për momentin në hetimet e policisë vijojnë dy pista: gjakmarrja, meqë familja e viktimës është e përfshirë në një gjakmarrja të gjatë; ose një sulm i llojit mafioz të shkaktuar nga trafiku i drogës në të cilin ishte përfshirë burri dhe për të cilin ai sapo kishte vuajtur një dënim prej rreth një viti. (më tepër…)