Senza categoria

Një popull ecën kundër gjakmarrjes

Dhjetë vjet më parë përfundoi në Tiranë Marshi Ndërkombëtar për Paqe “Një Popull Lëviz Për Paqen, Kundër Gjakmarrjes” në Shqipëri, organizuar nga #OperazioneColomba së bashku me shoqërinë civile shqiptare.
Në ato ditë Sara shkruante:

Dhjetra autoritete lokale na mirëpritën dhe na dëgjuan. Ne takuam qindra njerëz gjatë marshimit, u lamë mesazhe paqeje, pajtimi, shprese. Kam përjetuar një Pëllumb që jeton dhe duke jetuar të jep jetë. Ai jeton duke zgjedhur jo vetëm të jetojë me ata që janë të detyruar të konfliktohen, por për ta vihet në lëvizje, është energjia krijuese ajo që herë krijon hapësirë, herë trampolinë, herë tjetër alternativë konkrete. Udhëtuam nëpër Shqipërinë veriore, si italianë, duke thënë se ishim atje për paqen për popullin shqiptar, për të propozuar faljen si alternativë ndaj hakmarrjes së gjakut. Kjo lëvizje, së bashku me angazhimin konkret të kërkuar nga institucionet dhe historitë e treguara për popujt e tjerë të guximshëm, është krijuese e jetës. Fytyrat e atyre që na takonin ishin herë skeptike, herë të tjera kurioze, shumëkush ndryshonte shprehjen në një buzëqeshje vendimtare, si për të na thënë “ja ku jeni, prisnim një alternativë, që dhunës t’i vihej një emër specifik”. Edhe një herë zbuloj atë prani modeste, atë qëndrim pranë meje që gjeneron lëvizje: frika zvogëlohet dhe shpresa rritet. Lëvizje të vogla që gjenerojnë ndryshime të mëdha.

OPERAZIONE COLOMBA KËRKON MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË GJAKMARRJES

Operazione Colomba, Korpusi i Jodhunës dhe Paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vjen në dijeni nga shtypi shqipëtar për vrasjen e Indrit Pepas, 27 vjeçari i vrarë me datën 6 shtator 2018 në Mamurras në prefekturën e Kurbinit, për të hakmarrë plagosjen e Azis Markolës, kryer nga Pepa në 2013. Agron Markola, vëllai i Azis Markolës, kërkohet për vrasjen e Indrit Pepas.
Nga 2013, pas atentatit kundër Azis Markolës, i cili përfundoi me plagosjen e tij në këmbë, familja e Indrit Pepas jeton e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Për më tepër, në vitin 2015, Indrit Pepa shkoi në Gjermani si azilkërkues, duke deklaruar se në Shqipëri rrezikonte jetën. Sipas burimeve shqiptare, “pas një viti e gjysmë viktima u riatdhesua”. Në fakt, për shtetin gjerman, Shqipëria është një vend i sigurt.
Prillin e kaluar, pas vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë, Operazione Colomba denoncoi mungesën e mbrojtjes për njerëzit dhe familjet në gjakmarrje. Pas vrasjes së Indrit Pepas, Operazione Colomba rinovon shqetësimin e saj në lidhje me mosarritjen e miratimit të masave kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur dhe garantuar të drejtën e jetës për njerëzit të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes.
Operazione Colomba rinovon thirrjen e saj institucioneve shtetërore për t’u angazhuar për të eliminuar fenomenin dhe për të mbrojtur viktimat e gjakmarrjes.

Komisioni Europian publikon dokumentin e punës për Shqipërinë

European-CommissionMë datën 17 prill 2018 Komisioni Evropian ka publikuar një dokument mbi punën në Shqipëri para se të rekomandoj publikisht hapjen e negociatave për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Me gjithë progresin e Shqipëris përgjat rrugës Evropiane, në lidhje me të drejtën për jetën, dhe në veçanti në kontrast me fenomenin e gjakmarrjes, Komisioni Evropian thekson në faqen 26 se rezolutat dhe rekomandimet e miratuara në të kaluarën ende kërkojnë zbatim.

Lexoni raportin

Se shpirti prap jeton i lir…

E. është një djal i ri i cili që nga fëmijëria jeton i ngujuar për shkak të fenomenit të gjakmarrjes. Fëmijërinë e tij ishte e përbërë nga  frika, ngujimi dhe izolimi; rinia e tij është në ekuilibër në mes frustrimit dhe të kërkuarit një rrugë të tretë mes vrasjes dhe rrezikut të jetë i vrarë. E. është duke ecur në këtë rrugë të tretë, edhe pse rruga do të jetë e gjatë. Më poshtë një shkresë që E. na ka dhuruar.


Isha femi i vogel dhe sa po vazhdoja te hecja ne rrugen time, me hapt e lumturis.
Qjelli isht blu!
kishte edhe shum drit.
Kisha ni deshir ni anderr apo nje qellim per ta arrit.
Por nje re ezez qjellin mbuloj, djellin ezdhuku, kishte nje termet, nuk po shifsha as edhe nje gje. me hupi edhe vemendja.
Nigjoja ni ze qe me therriste nga larg, edhe me thosht rri ktu!
Por pa prtmas. fillova te hapja syt qe te shikoj.
Kur po shifja vetn, ne nje dhom
qe kisht mur, mur, evetm mur.
(më tepër…)