Tag Archive: Drejtësisë

DEKLARATË PËR SHTYP: dënim fenomenit të gjakmarrjes dhe apel drejtësisë të shtetit

Apel drejtësisë të shtetit

Operazione Colomba, Korpusi jo i dhunshem i paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vë në dukje dënimin e Lazer Qukaj me 21 vjet burg për vrasjen e mbetur në tentativë të Nik Prroj dhe kërkon drejtësi për vrasjen e Kole dhe Marie Qukaj.

Operazione Colomba njeh përkushtimin e institucioneve gjyqësore në luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes nëpërmjet zbatimit të ligjeve në fuqi dhe kërkon që edhe ata që janë përgjegjës për vrasjen e Marie dhe Kolë Qukaj të sillen para drejtësisë.

Gjakmarrja është praktikuar shpesh si një formë e drejtësisë private në rastet kur drejtësia e shtetit nuk ka arritur qëllimin e saj. Për këtë arsye kërkon që drejtësia të vihet në vënd në mënyrë që të ndërprehen armiqësitë ndërmjet familjes Qukaj dhe familjes Prroj. (më tepër…)