Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Articles by: admin
Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Maj 2018
Në muajin Maj, përveç disa vrasjeve për arsye të dobëta ose për konflikte pronash, ndodhi një rast i rëndë që vë në dukje diskriminimin e pakicave etnike në vend, si edhe nivelin e ulët të besimit të qytetarëve në drejtësi. Një djalë me origjinë rome vdiq në Korçë, në Komisariatin e Policisë, në paraburgim. Policia deklaroi se vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa familja e viktimës akuzon policinë per vdekjen e tij, për shkak të etnisë. Familja ka deklaruar publikisht se, nëse Shteti nuk do të dënojë fajtorët, do të bëjë vetgjyqësi.
Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët
Vullnetarët në fillim të muajit kanë udhëtuar drejt Tropojës për t’u qëndruar pranë familjeve në gjakmarrje. Me një prej tyre, në mënyrë të veçantë, jemi duke bërë një punë të rëndësishme për qasjen në drejtësi, për të kuptuar përse vrasësi i të afërmit të tyre është liruar nga burgu pasi ka shlyer vetëm disa vite dënimi. Falë bashkëpunimit me avokatin tonë, tani dimë se familja duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit. E konsiderojmë një vendim të rëndësishëm dhe e mbështesim në mënyrë jetike zgjedhjen e familjes për të ndjekur rrugën ligjore sepse kjo i largon nga gjakmarrja. Gjithashtu kjo zgjedhje përforcon vullnetin e familjes për të falur vrasësin. (më tepër…)





