Nje Popull Kunder Gjakmarrjes > Articles by: admin
NJOFTIM PËR SHTYP – Gjakmarrja: Operazione Colomba, gjakmarrja është ende një realitet në Shqipëri
“Fenomeni i gjakmarrjes është për fat të keq ende një realitet i prekshëm dhe i rëndësishëm në disa zona të Shqipërisë. Jo vetëm që Bashkimi Evropian, por edhe vetë institucionet shqiptare e kanë njohur ekzistencën e fenomenit” është ajo që deklaron Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII në lidhje me intervistën e Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm shqiptar në shfaqjen televizive italiane Le Iene.
“Fenomeni shkel të drejtat themelore të njeriut, duke përfshirë, para së gjithash, të drejtën për jetë dhe si pasojë e saj është edhe problemi i ngujimit. Për të çrrënjosur këtë problem – vazhdon deklaratën – është e nevojshme të garantohet siguria e dënimit, pasi mungesa e tij mund të kontribuojë në përdorimin e gjakmarrjes si një formë vetëgjyqësie”.
Operazione Colomba, Korpusi i jodhunës dhe pro paqes i Komunitetit Papa Xhovani i XXIII, është i pranishëm në Shqipëri nga viti 2010 për të luftuar kundër fenomenit të gjakmarrjes dhe hakmarrjes. Operazione Colomba punon nëpërmjet pranisë së përhershme të vullnetarëve që vizitojnë çdo ditë njerëzit e përfshirë në këtë plagë sociale, duke i mbështetur ato dhe duke zbatuar rrugët e ndërmjetësimit dhe të pajtimit midis palëve të përfshira në hakmarrje dhe gjakmarrje.
Duke iu referuar emisionit “Le Iene”, transmetuar në rrjetet Mediaset më 10 shkurt 2019, Operazione Colomba raporton më poshtë disa fjalë të Këshilltarit të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Hilë Lushaku: “Aktualisht nuk ekziston ky fenomen […] gjakmarrja është produkt i disa shoqatave për të siguruar fonde […] Është një fenomen që tani ka kaluar, i cili është duke u zmadhuar jashtë vendit, për të krijuar probleme për Shqipërinë […] Ekspertët tanë janë duke konsideruar për të shqyrtuar nene në lidhje me gjakmarrjen dhe për ta hequr atë nga Kodi Penal Shqiptar”.
Në këtë drejtim, Operazione Colomba thotë se: (më tepër…)



