Të lidhim besën për… pajtim!

Të lidhim besën për… pajtim!Eventi 2016 Të lidhim besën për… pajtim!

Një event për tre qytete: Pajtimi realizohet së bashku!
3 qytete, 3 data, 3 ditë: 1 Pajtim

Eventi i sensibilizimit “Të lidhim besën për… pajtim!” lind me dëshirën për të zgjuar ndjenjën e bashkësisë në mbarë Shqipërinë, duke lidhur në mënyrë simbolike veriun (Shkodrën), qendrën (Tiranën) dhe jugun (Vlorën).

 

Datat e parashikuara janë:

Shkodër: 19-20-21 maj 2016;
Tiranë: 29-30 shtator e 1 tetor 2016;
Vlorë: shtyhet për pranverën e 2017 për arsye organizative.

Objektivi është i dyfishtë:

  •  nga njëra anë, të përkujtojmë viktimat e fenomenit të hakmarrjes dhe në veçanti ato të gjakmarrjes. Në fakt, në asnjë vend të Shqipërisë nuk ka monumente apo përkujtimore të dedikuara viktimave të  këtij fenomeni. Gjesti në fjalë është një mënyrë për t’u bërë njëfarë drejtësie familjeve të viktimave. Duke kujtuar të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët e vdekur për shkak të këtij fenomeni, nuk vihemi në anën e njërës palë të konfliktit. Nëpërmjet kujtesës kolektive bëhemi të gjithë të vetëdijshëm për përgjegjësitë që kemi si individë dhe si shoqëri civile. Kujtimi i të gjithë viktimave të vdekura prej hakmarrjes dhe gjakmarrjes duhet të na edukojë që të bëhemi një kolektivitet që ruan dhe mbron vlerën e jetës;
  • nga ana tjetër, të propozojmë një angazhim për institucionet lokale dhe kombëtare. Edhe pse ligji nr. 9389/2005 ende nuk zbatohet, do të ftohen që të mblidhen institucionet e parashikuara në “Komisionin e Koordinimit për luftën kundër fenomenit të gjakmarrjes”, që të fillohet të punohet së bashku për hartimin e një strategjie që mund të çojë në parandalimin dhe në  eliminimin e këtij problemi. Gjatë tri etapave do t’u dërgohen të gjithë kryetarëve të Bashkive të Shqipërisë që të nënshkruajnë publikisht një dokument angazhimi në luftën dhe në parandalimin e këtij fenomeni. Këta përfaqësues të kolektivitetit do të angazhohen të sensibilizojnë dhe të nxisin një punë në ekip me institucionet lokale dhe shoqërinë civile. Dhe të gjithë së bashku do të kërkojmë me zë të lartë zbatimin e ligjit të vitit 2005, dhe që të arrijmë në një Pajtim Kombëtar.

Një angazhim që institucionet kombëtare do të duhej të merrnin përpara institucioneve ndërkombëtare, OSBE, OKB, Bashkimi Evropian dhe para së gjithëve përpara popullit shqiptar.