Home

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Gusht 2018

Situata sot

Në muajin Gusht, në shtypin shqiptar janë raportuar konflikte të shumta, disa prej tyre për fat të keq janë shndërruar në vrasje. Më 10 Gusht, një burrë është vrarë në Shkodër për arsye të paqarta dhe me sa duket i lidhur, sipas policisë, me në një rast gjakmarrje i cili ka shkaktuar në të kaluarën vdekjen e katër njerëzve. Më 14 Gusht, është arrestuar një i arratisur prej 39 vjetësh i cili, në vitin 1999, kishte vrarë dy persona për hakmarrje. Monitorimi i mediave ndihmon për mbledhjen e vazhdueshme të informacioneve rreth shkeljeve të të drejtave të njeriut të shkaktuara nga praktika e gjakmarrjes. (më tepër…)

OPERAZIONE COLOMBA KËRKON MBROJTJEN E VIKTIMAVE TË GJAKMARRJES

Operazione Colomba, Korpusi i Jodhunës dhe Paqes i Komunitetit Papa Xhovani XXIII, vjen në dijeni nga shtypi shqipëtar për vrasjen e Indrit Pepas, 27 vjeçari i vrarë me datën 6 shtator 2018 në Mamurras në prefekturën e Kurbinit, për të hakmarrë plagosjen e Azis Markolës, kryer nga Pepa në 2013. Agron Markola, vëllai i Azis Markolës, kërkohet për vrasjen e Indrit Pepas.
Nga 2013, pas atentatit kundër Azis Markolës, i cili përfundoi me plagosjen e tij në këmbë, familja e Indrit Pepas jeton e ngujuar nga frika e gjakmarrjes. Për më tepër, në vitin 2015, Indrit Pepa shkoi në Gjermani si azilkërkues, duke deklaruar se në Shqipëri rrezikonte jetën. Sipas burimeve shqiptare, “pas një viti e gjysmë viktima u riatdhesua”. Në fakt, për shtetin gjerman, Shqipëria është një vend i sigurt.
Prillin e kaluar, pas vrasjes së Mario Majollarit në Tiranë, Operazione Colomba denoncoi mungesën e mbrojtjes për njerëzit dhe familjet në gjakmarrje. Pas vrasjes së Indrit Pepas, Operazione Colomba rinovon shqetësimin e saj në lidhje me mosarritjen e miratimit të masave kombëtare dhe ndërkombëtare për të mbrojtur dhe garantuar të drejtën e jetës për njerëzit të përfshirë në fenomenin e gjakmarrjes.
Operazione Colomba rinovon thirrjen e saj institucioneve shtetërore për t’u angazhuar për të eliminuar fenomenin dhe për të mbrojtur viktimat e gjakmarrjes.

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Korrik 2018

Situata sot

Në fund të muajit, në Tiranë, një shpërthim dëmtoi shtëpinë e një njeriu, për fat të mirë pa plagosur askënd. Personi tha se sulmi ishte një hakmarrje për një vrasje të kryer nga djali i tij në vitin 2015. Që atëherë, kjo familje ka pësuar katër sulme me dinamit, si dhe një atentat të bërë kundër djalit në burg. Klani ka deklaruar se, nëse nuk ka ndërhyrje nga drejtësia e shtetit, do të bëjë vetëgjyqësi. Përveç kësaj, këtë muaj, dikush qëlloi në drejtim të shtëpisë së një njeriu në fshatin Fierzë, në malet e Tropojës. Në gazeta dyshohet se incidenti është rezultat i një përshkallëzim të dhunës midis agresorit dhe një shoferi furgoni të zonës. Cikli i dhunës filloi me disa plumbat të shkrepura në drejtim të furgonit, dhe vazhdoi me kërcënimet e armatosura nga djali i shoferit. Situata të ngjashme shpesh degjenerojnë në raste gjakmarrje. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Qershor 2018

scutariSituata sot
Në muajin qershor kanë ndodhur dy ngjarje që lidhen me gjakmarrjen. Në fillim të këtij muaji është arrestuar një person i cili është akuzuar të ketë bërë një sulm me dinamit kundrejt një qytetari, korrikun e kaluar. Hetimet kanë zbuluar se ai ka marrë hak për një sulm të pësuar në vitin 1997, ku ka mbetur i plagosur, dhe ku kanë humbur jetën dy persona të tjerë. Nga mesi i qershorit, një burrë është vrarë në Shkodër, pranë servisin të tij ku punonte për riparimin e automjeteve. Dyshohet për vrasje me pagesë si shkak i një konflikti të mëparshëm, në të cilën kanë qënë të përfshirë disa nga anëtarë e familjes së viktimës. (më tepër…)

Operazione Colomba – raport mujor të aktiviteteve në Shqipëri – Maj 2018

muralesSituata sot

Në muajin Maj, përveç disa vrasjeve për arsye të dobëta ose për konflikte pronash, ndodhi një rast i rëndë që vë në dukje diskriminimin e pakicave etnike në vend, si edhe nivelin e ulët të besimit të qytetarëve në drejtësi. Një djalë me origjinë rome vdiq në Korçë, në Komisariatin e Policisë, në paraburgim. Policia deklaroi se vdiq për shkaqe natyrore, ndërsa familja e viktimës akuzon policinë per vdekjen e tij, për shkak të etnisë. Familja ka deklaruar publikisht se, nëse Shteti nuk do të dënojë fajtorët, do të bëjë vetgjyqësi.

Puna dhe lajmet të reja nga vullnetarët

Vullnetarët në fillim të muajit kanë udhëtuar drejt Tropojës për t’u qëndruar pranë familjeve në gjakmarrje. Me një prej tyre, në mënyrë të veçantë, jemi duke bërë një punë të rëndësishme për qasjen në drejtësi, për të kuptuar përse vrasësi i të afërmit të tyre është liruar nga burgu pasi ka shlyer vetëm disa vite dënimi. Falë bashkëpunimit me avokatin tonë, tani dimë se familja duhet t’i drejtohet Prokurorisë së Rrethit. E konsiderojmë një vendim të rëndësishëm dhe e mbështesim në mënyrë jetike zgjedhjen e familjes për të ndjekur rrugën ligjore sepse kjo i largon nga gjakmarrja. Gjithashtu kjo zgjedhje përforcon vullnetin e familjes për të falur vrasësin. (më tepër…)